Edicioni i 11 i Top 100™ kompanive më të suksesshme
Shkup, 09 Dhjetor 2021
Sot më 9 Dhjetor 2021 e Enjte, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi Top 100™, emri i së cilës tash më është edhe i mbrojtur me markë tregtare. Në këtë ngjarje kishte prezent figura eminente të biznesit dhe politikës nga vendi dhe rajoni.
TOP 100™ këtë vit shpalli Top 5 Kompanitë më të suksesshme ku Top 5 u shpall kompania Pofix, më pas Top 4 Dauti Komerc, Top 3 Pucko Petrol përcjellur nga Top 2 ATS Group. Fituesi i vendit të parë për këtë edicion ishte kompania Kipper.
Ndër tjera, u dhanë edhe çmime si çmimi për partneritet më të sukseshëm i cili i takoi kompanisë Vardar-Dollomit, çmimi për biznesin më të mirë të udhëhequr nga grua i cili këtë vit i takoi Dogain Air me në krye Merita Ramadani Alimi. Poashtu u nda një çmim të cilin OEMVP e ndau për herë të parë e ajo është çmimi për Eko Investime i cili i takoi kompanisë International Fresh Food. Ndërsa çmimi për rritje më të shpejtë në 3 vitet e fundit i me meritë e mori kompania Dekor Tekstil.
Mirënjohje iu nda edhe Erdin Osmanit për transformimin e biznesit në përshtatje me rrethanat e reja të krijuara nga Kovid 19.
OEMVP tash e 11 vite organizon këtë ngjarje ku shpall kompanitë më të suksesshme anëtare të saja, ndërsa këtë vit Top 100™ kompanitë realizuan mbi 920 milion euro qarkullim, rreth 73 milion euro neto fitim, kanë punësuar mbi 9000 persona dhe kryen investime prej rreth 75 milion euro.