Ulet çmimi i taksave në zonën e Vizbegut

OEMVP gjithmonë ka qenë dhe do vazhdojë të jetë nxitësi kryesor për mundësimin e kushteve më të mira të të bërit biznes. Një ndër përcaktimet strategjike të OEMVP-së është zbatimi i drejtë i ligjeve si parakusht për shtetin e së drejtës. Gjithmonë, ne si Odë mundohemi të përmirësojmë bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore dhe mbitëgjitha të kushteve të të bërit biznes.

Një zbatim jo i drejt ligjor u realizua në Zonën e Vizbegut, zonë e cila ka qenë e diskriminuar edhe pse në bazë të të dhënave e dimë që kjo zonë paraqet një potencial të madh për zhvillimin ekonomik, siç vlen të përmendim: kjo zonë gjeneron qarkullim prej mbi 340 milion euro, me neto fitim prej mbi 22 milion euro, me numër të punëtorëve prej mbi 2600 dhe me një trend rritjeje mesatare prej të qarkullimit prej 7% në vit, dhe pjesëmarrje prej 3.4% në Bruto Prodhimin vendor në vitet e fundit. Mirëpo, çmimi i taksave prej 35euro ishte një problematikë shumë e madhe.Me iniciativat e shumta të OEMVP-së kjo taksë sot prej 35 euro arriti të nivelizohet dhe ulet në 1,18 euro. Prandaj apelojmë në periudhë sa më të shkurtër të unifikohen të dhënat në bazë të modelit të komunave me ngjashmëri Komuna Çuçer Sandevo (Çojli, Ilinden, Buteë, Karposh).


OEMVP bën dhe do vazhdojë të bëjë mbrojtjen e interesave të biznesit përkrah sfidave, do vazhdojë të paraqitet si lider në përfaqësimin e interesave të biznesit si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për të bërë biznes.