Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Kompani nga Turqia vizituan OEMVP-në

Kompani nga Turqia vizituan OEMVP-në

   Një grup biznesmenësh nga Turqia, të udhëhequr nga Shoqata e Afaristëve të Kosovës vizituan sot Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore. 

  Qëllimi i takimit ishte që këta biznesmenë më afër të njihen me punën e OEMVP-së, aktivitetet e saja dhe shërbimet që ajo ofron për anëtarët e vet.

  Gjatë takimit palët shprehën interes për bashkëpunim dhe OEMVP prezantoi volitshmëritë të cilat Republika e Maqedonisë ua ofron investitorëve të huaj për hapje dhe realizim të biznesit, me qëllim të rritjes së mundësive për këmbimin dhe bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar në sferën e investimeve.