Energji elektrike të qëndrueshme dhe më të lirë për kompanitë prodhuese të produketeve bazë

Duke marrë parasysh situatën e krijuar me rritjen e çmimit të energjisë elektirke, më 25.08.2022 OEMVP propozoi një sërë masash për të zbutur krizën e energjisë elektrike.
Një prej kërkesave të cilën OEMVP e adresoi deri tek resorët ekonomik dhe qeveria ishte -Të miratohet masë për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike për kompanitë, të përcaktohet një prag maksimal për çmimin e energjisë elektrike, në mënyrë që kompanitë të jenë në gjendje të planifikojnë dhe parashikojnë kostot me mjete të mjaftueshme të alokuara për mbulojnë kostot dhe i mbijetojnë periudhës sfiduese që pritet gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.
Vendimi i fundit i Qeverisë që kompanive prodhuese të produkteve ushqimore bazë, ku bëjnë pjesë prodhesit e vajt për ushqim, bukës dhe produkte të bukës, miellit, qumështit dhe produkteve të qumështit, industrisë së mishit t’ju sigurojë energji elektrike me çmim prej 80Eur për megavat, është një hap serioz drejt stabilizimit të tregut që do të mundësoj energji elektrike të qëndrueshme dhe më të lirë, gjë që do të ndikojë përfundimisht në stabilizimin e çmimeve të produkteve finale të prodhuara dhe të shitura nga këto kompani.
Partneriteti i departamenteve ekonomike dhe qeverisë me biznesin është i domosdoshëm dhe është e vetmja rrugë për të siguruar zhvillimin social dhe ekonomik të vendit tonë, prandaj OEMVP pret nga qeveria që në këto masa të përfshijë edhe kompanitë tjera që janë ne tregun e lirë të energjisë elektrike.