Home / Lajmet / Lajmet e fundit / U shënua dita ndërkombëtare e gruas rurale

U shënua dita ndërkombëtare e gruas rurale

front_grua_RURALE_468210857 (1)

Manifestimi i sivjetshëm u mbajt në komunën e Tearcës dhe gratë e kësaj zone ekspozuan gatimet e tyre tradicionale si dhe u sfiduan me njëra tjetrën duke qenë se u ndanë dhe mirnjohje për gatimet më të mira.

Aktiviteti i këtij lloji organizohet nga Grupacioni i grave sipërmarëse pranë OEMVP-së, tashmë dy vite rradhazi ndërsa sivjet gjeti mbështetje të parezervë nga komuna e Tearcës dhe kryetari i saj z.Isen Asani.

Të pranishëm në event ishin përfaqësues të grupacionit të grave sipërmarëse që funksionon pranë OEMVP-së, kryetari i OEMVP-së z.Menderes Kuçi, kryetari i komunës të Tearcës z.Isen Asani dhe ajo që  veçanërisht e nderoi manifestimin e sotshëm ishte bashkëshortja e ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, z-nja.Uollers.

Në fjalimet e tyre të rastit të gjithë u shprehën të të njejtit mendim se gruaja rurale nuk duhet të margjinalizohet në shoqërinë tonë,  roli i saj është shumë i rëndësishëm dhe se gjinia apo zona rurale nuk e pengon të zhvillon ide apo biznes. Kryetari i OEMVP-së, z.Menderes Kuçi u shpreh se vet prezenca në numër të madh të grave rurale sot, e dëshmon vullnetin dhe konsideratën tonë si shoqëri për gruan rurale dhe se gjithsecili duhet të nis nga familja e vet dhe t’i jap shtysë drejt prespektivës grave, nënave apo motrave të tyre. 

Pasi u ekspozuan prodhimet dhe gatimet lokale, komisioni i përcaktuar për vlerësim në përbërje me: z.Menderes Kuçi, znj. Mery Jo Wholers, znj. Merita Ramadani dhe znj. Qanie Idrizi vlerësoi gatimet më të mira dhe ndau tre mirnjohje për gratë që kishin përgaditur po të njejtat.