Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Sot u mbajt panairi i parë për punësim

Sot u mbajt panairi i parë për punësim

front_panairi_160308173 (1)

Panairi doli të jetë mjaft i dobishëm nga shumë këndvështrime. Personat e papunë apo dhe ato që janë veçse të punësuar patën rastin më nga afër në formë prezantimi apo në formë të shkruar të njihen me atë që ofrojnë kompanitë pjesëmarrëse në panair. Duhet cekur se panairin e karakterizonin profile të ndryshme të kompanive. Prezente ishin kompani që ofrojnë shërbime të ndryshme, ndërmjetësim në biznes, shërbime bankare, duke vijuar më tej me kompani prodhuese apo tregtare/komerciale e kështu me rradhë. Nga ana tjetër punëdhënësit apo kompanitë patën rastin të shohin nga afër se si realisht qëndron situata në vendin tonë, gjegjësisht patën rast të masin pulsin e fuqisë puntore dhe cilësinë së saj.

Ky është panairi i parë i këtij lloji në vendin tonë. Pritet të vijojnë edhe 7 të tjera apo gjithsejt 8 panaire në rajone të ndryshme deri në fund të vitit. Ata që nuk patën mundësi të vizitojnë panairin e sotshëm mund të vizitojnë ata na vijim.  Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore personalisht u nda mjaft e kënaqur nga panairi i sotshëm, duke u bazuar në fluksin e vizitorëve që i pati pranë këndit të saj. Qëllimi ynë parësor mbetet i njejti të promovojnë dhe  kujdesemi për kompanitë-anëtarët tonë.