Anëtarët e OEMVP-së për krijimin e politikave më të favorshme afariste

Anëtari besnik dhe njëri ndër themeluesit e OEMVP-së kompania Dauti Komerc më datë 28 Maj 2020 i dhuron Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore një studim me peshë të lartë afariste.

Në këtë studim në formë raporti paraqiten të dhëna statistikore per 6020 kompanitë më të mëdha në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjë që do ta lehtësojë punën e OEMVP-së sa i përket kryerjes së analizave studimore dhe dhënies së shërbimeve për anëtarët e OEMVP-së dhe më gjërë.

Këto 6020 kompani në këtë raport rangohen sipas disa kriteriumeve, siç janë: qarkullimi vjetor, neto fitimi, numri i të punësuarve etj.

Qarkullimi vjetor për vitin 2018 nga keto 6020 kompani është gjithësej 20.183.277.719,00 € (euro), fitimi neto gjithësej 1.415.818.108,00 € (euro) si dhe numri i të punësuarve 278.033.

Me ndihmën e këtij raporti kompania Dauti Komerc kontribon në ngritjen e standardeve dhe krijimin e një targeti të fuqishëm të fushëveprimit të OEMVP-së.