Trajnimet mundësi për punësimin e ardhshëm të grave
Që nga muaji Nëntor 2012, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në bashkëpunim me Shoqatën për Zhvillim Lokal Rural dhe Agjencionin për Zhvillim Rajonal Senec-Pezinok, është duke implementuar projektin: “Arsim, Punësim dhe Barazi për gratë e bashkësive etnike”, financuar nga Unioni Evropian.
Gjatë muajve Qershor dhe Korrik 2013, pas identifikimit paraprak të nevojave të grave përmes pyetësorëve dhe intervistave dhe përgatitjes së profilit për secilën prej tyre, u realizuan trajnime për ndërtimin e kapacitetit të grave dhe të kompetencës së tyre në sferën e biznesit dhe të ndërmarrësisë.
Trajnimet janë zhvilluar në katër rajone, duke përfshirë këtu rajonin e Pollogut (Bogovinë dhe Bërvenicë), Shkupit (Saraj, Çair dhe Haraçinë), Strugës dhe Kërçovës, dhe kanë pasur rrjedhë normale që ka rezultuar me eksperienca të mira për të gjitha pjesëmarrëset. Për këtë, falënderojmë grupet punuese të komunave përkatëse që janë angazhuar dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për këtë trajnim, po ashtu edhe trajnuesit e përfshirë bashkë me ekspertët lokal kanë dhënë kontribut të rëndësishëm, ndërsa ajo që është pjesa më vitale dhe më e rëndësishme për suksesin, janë vetë pjesëmarrëset të cilat i përgëzojmë për përkushtimin, angazhimin dhe pjesëmarrjen aktive në trajnim.
Trajnuesit nga Sllovakia, gjatë punës me gratë, arritën në përfundim se nuk ka shumë pengesa formale që femrat të jenë ndërmarrëse ose të jenë në pozita udhëheqëse në ndërmarrje, apo të punësohen, mirëpo për dallim nga pengesat formale ka më shumë pengesa socio-kulturore të cilat e kanë pamundësuar që femra të jetë e përfaqësuar në pozita vendimmarrëse, apo të jetë udhëheqëse e biznesit në ekonomi.
Përfitimet kryesore nga këto trajnime janë kapacitetet e përforcuara (njohuritë dhe shkathtësitë) e grave nga bashkësitë etnike në zonat rurale, në drejtim të identifikimit të problemeve, nevojave dhe prioriteteve të grave në bashkësi.
Trajnimi në rajonin e Pollogut: 03 Qershor – 07 Qershor 2013
Trajnimi në rajonin e Strugës: 10 Qershor – 14 Qershor 2013
Trajnimi në rajonin e Shkupit: 17 Qershor – 21 Qershor 2013
Trajnimi në rajonin e Kërçovës: 03 Korrik – 05 Korrik 2013
Rreth 80 pjesëmarrëse morrën çertifikata për trajnimet me qëllim të përmirësimit të aftësive për punësim, dhe përbëheshin nga pjesa teorike dhe praktike, ku mësuan si t’i identifikojnë punëdhënësit e mundshëm, të përgatitin biografi cilësore për punë dhe të realizojnë intervistë të suksesshme për punë, si dhe të ofrojnë biznes ide personale.
Një pjesë e pjesëmarrëseve të trajnuara do të kenë mundësinë të përfitojnë edhe përvojë praktitke në kompanitë anëtare të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, dhe më pastaj do të mund të vazhdojnë realizimin e idesë së tyre edhe përmes inkubatorit të parë pilot rural, i cili do të hapet në rajonin e Pollogut, respektivisht në komunën e Bogovinës, ku do të jepen shërbime dhe këshilla falas për të gjitha gratë që duan të vetëpunësohen apo avansojnë biznesin e tyre ekzistues.
Për më tepër informata rreth projektit, kontaktoni në e-mail fatima.vela@oemvp.org
![]() |
![]() |
![]() |
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore | Shoqata për Zhvillim Lokal Rural |
Agjencioni për Zhvillim Regjional Senec – Pezinok |
Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian
This document has been produced with financial assistance of the Europian Union. The contents of this document are the sole responsibility of Economic Chamber of North-West Macedonia and can no under no circumstances be regarded as reflecting the position of the European Union.