Afaristët anëtarë të OEMVP-së sot në Shkup biseduan me përfaqësuesit e kompanive bullgare për intensifikimin e tregtisë dhe të shkëmbimit industrial.
Delegacioni i biznesit nga Bullgaria është i kryesuar nga kryetari i Odës tregtare të Bullgarisë, z. Raço Cvetkov njëherit edhe pronar i një kompanie bullgare, dhe nënkryetari i Asociacionit të kapitalit industrial të Bullgarisë, z. Stefan Vasilev. Biznesmenët do të bisedojnë për organizimin e takimeve të biznesit në Sofje dhe Shkup.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim, duke prezantuar mundësitë që ofrojnë kompanitë tona anëtare dhe Maqedonia për investitorët e huaj.
Këto takime janë pjesë e nismës së këtij asociacioni për ditët e tetorit të biznesmenëve të dy vendeve. Në to pritet prezantim i interesave konkrete për rrjetimin e planeve korporative për rritjen e shkëmbimit të përgjithshëm mes dy ekonomive dhe investimet e ndërsjella.



