Thirrje për aplikim për ÇMIMIN NACIONAL PËR VITIN 2016
Trupit koordinativ për përgjegjësi shoqërore të ndërmarrjeve dhe Ministria e ekonomisë së Republikës së Maqedonisë kanë shpallur thirrje publike për aplikim për Çmimin nacional në vitin 2016 për praktikat më të mira me përgjegjësi shoqërore për ndërmarrje të mëdha dhe ndërmarrje të vogla/të mesme.
Gjithashtu, këtu mund të shkarkoni fletëaplikimin, kurse këtu instrukcionet dhe kriteriumet për selektim. Fletëparaqitjet pranohen më së voni deri më 15 Gusht 2016.
Çmimi nacional edhe këtë vit është ndihmuar nga projekti “Përgjegjësi shoqërore për të gjithë”, i cili është i kofinancuar nga Bashkimi Evropian dhe në Maqedoni e realizon Biznes Konfederata e Maqedonisë. Takim informativ-edukativ për ndërmarjet e interesuara do të organizohet më 06 Korrik 2016 në ora 13:00 në Qendën e Unionit Europian në Shkup.