Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Realizohet takim mes OEMVP dhe Këshillit të Biznesit Shqiptar – Abu Dhabi

Realizohet takim mes OEMVP dhe Këshillit të Biznesit Shqiptar – Abu Dhabi

Realizohet takim mes OEMVP dhe Këshillit të Biznesit Shqiptar – Abu Dhabi

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Mendi Qyra mirëpriti në takim Presidenten e Këshillit të Biznesit Shqiptar në Abu Dhabi, znj. Valentina Marku. Takimi u mbajt në frymën e bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët për rritjen e lidhjeve ekonomike ndërmjet bizneseve shqiptare në diasporë dhe atyre në vendet tona.

Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit ekonomik ndërinstitucional, si dhe për hapjen e rrugëve të reja për bizneset anëtare të OEMVP-së në tregun e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Qyra, potencoi angazhimin e OEMVP-së për të mbështetur dhe fuqizuar zhvillimin ndërkombëtar të sektorit privat, duke e konsideruar atë si një burim të rëndësishëm të njohurive, investimeve dhe kontakteve strategjike.

Nga ana tjetër, znj. Marku theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së rrjeteve të bizneseve shqiptare në mbarë botën, si një mjet i fuqishëm për zhvillim ekonomik dhe përfaqësim të denjë ndërkombëtar.

Bashkëpunimi i mëtejshëm do të jetë fokus për të ndërtuar ura të forta dhe për të përforcuar lidhjet mes bizneseve shqiptare.

2