Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Gëzuar muaji i shenjtë i Ramazanit!

Gëzuar muaji i shenjtë i Ramazanit!

AMAZANI_889750514

Të nderuar besimtarë,

Me rastin e fillimit të Ramazanit, muajit më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë, me nder dhe kënaqësi të veçantë, në emër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, si dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të mira. Ju dëshiroj agjërim të lehtë, harmoni, begati e mirëqenie në familjet tuaja.

Duke qenë se muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe i përkushtimit ndaj Zotit, uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Nebi Hoxha

Kryetar i OEMVP-së