Të nderuar,
Për nevojat e projektit “3Es: Arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike” të financuar nga Unioni Evropian, me kohëzgjatje prej 15 muajsh, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në partneritet me Shoqatën për zhvillim lokal rural dhe Agjencionin rajonal për zhvillim Senec – Pezinok, shpallin tеnder për shërbime të përkthimit.
Ne vazhdim keni specifikacionet në lidhje me këtë ofertë, të cilat duhet të dërgohen me postë deri më datë 25.04.2013, në adresën:
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore
Rr. Dimitrija Çupovski nr.13
1000 Shkup
Për më tepër informata kontaktoni në fatima.vela@oemvp.org dhe telefon 076/397-504.
Për shërbime të përkthimit në kuadër të projektit “3Es: Arsim, punësim dhe barazi për gratë e bashkësive etnike” të financuar nga Unioni Evropian, është caktuar kompania “Vipet 5” nga Shkupi.
