Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Resurset humane shtyllë kryesore e çdo biznesi-OEMVP në takim me Ministrinë e Arsimit

Resurset humane shtyllë kryesore e çdo biznesi-OEMVP në takim me Ministrinë e Arsimit

Resurset humane shtyllë kryesore e çdo biznesi-OEMVP në takim me Ministrinë e Arsimit

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe një numër i madh i kompanive anëtare në Odë sot janë pjesë e panel diskutimit me Ministrinë e Arsimit rreth arsimit të mesëm profesional.

Oda Ekonomike me vite të tëra ka alarmuar për mungesë të kuadrove të përshtatshme dhe me kualifikime adekuate për nevojat e sektorit të biznesit. Është paradoksale situata e cila ka mbuluar tregun në vend, ku kemi papunësi të lartë, ndërsa në anën tjetër biznesi ankohet për mos pasje të kuadrove. Kjo natyrisht tregon mos përputhjen e produktit të sistemit arsimor me kërkesën e sektorit real.

OEMVP, gjithnjë ka përkrahur iniciativat të cilat përmirësojnë gjendjen e resurseve njerëzore në vend, nisur nga fakti që tani në strategjinë tonë 4 vjeçare, si shtyllë të dytë e kemi  Resurset humane si shtyllë kryesore e çdo biznesi.

Kuadrot e aftë paraqesin perspektiv për rininë dhe mundësi për realizim të ideve dhe prurjeve të reja shoqerore.

OEMVP vlerëson lat iniciativa të tilla dhe njëkohësisht do vazhdojë të kontribojë në përmirësimin e situatës.