Takimi u zhvillua me qëllim thellimi të bashkepunimit të ndërsjelltë në mes dy institucioneve.
Ohridska Banka siguroi që do të ofrojë kushte lehtësuese kreditimi për anëtaret e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke u mundësuar kredidhënie me afate kohore të pranueshme. Poashtu, në të ardhmen planifikohen edhe bashkëpjesëmarrje në organizime të ndryshme të cilat do ishin me interes të përbashkët, si për anëtarët e OEMVP-së ashtu edhe për vetë bankën.
Kryetari i OEMVP-së, z. Menderes Kuçi sot pati takim edhe me një delegacion nga Bosnja e Hercegovina, respektivisht përfaqësuesit e AS Group, të cilët janë të interesuar dhe njëkohësisht në fazë të realizimit të aktiviteteve konkrete biznesore në Republikën e Maqedonisë. Qëllimi i takimit ishte të mundësohet bashkëpunimi i ndërsjelltë mes përfaqësueve të AS Group dhe kompanive anëtare të Odës, dhe shqyrtimi i mundësive për realizim të investimeve të përbashkëta në të dyja vendet.



