15.01.2026, Shkup – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore zhvilloi takim zyrtar me zv. Kryeministrin e parë të RMV, z. Bekim Sali, njëherit edhe Ministër për çështje evropiane. Qëllimi i vizitës ishte urimi i marrjes së funksionit të ri dhe diskutimi mbi mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm mes OEMVP dhe Qeverisë së RMV.
Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të rëndësishme për përmirësimin e ambientit biznesor, duke përfshirë nevojën për lobim të vazhdueshëm drejt krijimit të kushteve më të favorshme për bizneset, trajtimin e sfidave në dogana dhe procedurat e licencimit për iniciativat e ekonomisë së gjelbër.
Drejtori Ekzekutiv i OEMVP, z. Zekiri, nënvizoi se është e rëndësishme të krijohet një strategji për mërgatën, me qëllim që t’u mundësohet të investojnë në vend dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
zv. Kryeministri, z. Sali, u shpreh se investimet publike po e çojnë ekonominë drejt një faze të re rritjeje, duke përmirësuar gjithashtu klimën për investime. Kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverisë për të siguruar zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe perspektivë të sigurt për bizneset dhe qytetarët.
Bashkëpunimi mes OEMVP dhe institucioneve shtetërore synon krijimin e një mjedisi të favorshëm për bizneset dhe investimet, duke hapur mundësi për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut.






