Qendra e Karrierës në Universitetin e Evropës Juglindore organizoi Panairin e Karrierës, hapja e të cilit u bë me fjalimin e rektorit Prof. Dr. Zamir Dika.
Në këtë panair, ishte prezent edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, e cila studentëve ua prezantoi mundësitë për kryerjen e punës praktitke në Odë, si dhe i njohtoi me punën dhe aktivitetet e saj, për të gjithë ata studentë që kishin interes për punësim në OEMVP. Gjithashtu, ishin prezent edhe rreth 40 kompani dhe ky ishte një rast i mirë për të shkëmbyer idetë, kërkesat, interesat e përbashkëta e tjera.
Në fund, u bë ndarja e çertifikatave për studentët të cilët kanë kryer trajnimet nga Qendra e Karrierës.


