AKADEMIKA
AKADEMIKA
Takim me OJQ-të e Tetovës në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”

Takim me OJQ-të e Tetovës në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”

SPOZORI GJENERAL

01 Mars 2016 – Sot në hapsirën e Agjensionit për përkrahje të sipërmarrësisë “ESA” në Tetovë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Fondacioni ALBIZ (DAUTI) organizuan takim me mbi 25 organizata jo-qeveritare  që frekuentojnë në rajonin e Tetovës dhe atë përreth. Ky ishte një nga aktivitetet nismëtare të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga të dy palet e lartëpërmendura.

Në takimin morrën pjesë përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Fondacionit ALBIZ (DAUTI). Fillimisht u prezantuan organizatat bartëse të projektit e më pas u dhanë informatat kyçe rreth qëllimeve që synon të arrijë ai, si dhe aktivitetet e parashikuara për të mundësuar këtë. Në vijim u hap një diskutim i pasur rreth përvojave të deritanishme të bashkëpunimit të OJQ-ve dhe sektorit të biznesit. U krijua përshtypja se edhe më herët ka ekzistuar një bashkëpunim i këtillë, por se sektori civil është shumë i lumtur që i gjithë ky bashkëveprim do të institucionalizohet, me shpresë se edhe rezultatet pozitive në interes të të dy palëve do të rriten. Shumica e të pranishmëve u shprehën se kanë gjetur mbështetje financiare në shumë kompani të vendit, të cilat njëkohësisht janë anëtare të Odës. U diskutua mbi mundësitë e ndryshme që ofron projekti dhe me mënyrën se si OJQ-të mund të përfitojnë nga ai, për të rritur asisoj kapacitetet për të thithur mjete financiare nga komuniteti i biznesit.

1

2

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA