Home / Lajmet / Panairi i 3-të i prodhimeve eksportuese turke

Panairi i 3-të i prodhimeve eksportuese turke

  Në Panairin e Shkupit nga data 06 Nëntor 2013 deri më datë 09 Nëntor 2013 do të hapet panairi i prodhimeve eksportuese turke, ku do të marrin pjesë mbi 50 kompani turke, të interesuara për investime në Maqedoni. Hapja solemne do të jetë më 06 Nëntor 2013 me fillim në ora 12:00.

  Panairi organizohet me qëllim që të rritet bashkëpunimi tregtar midis dy vendeve dhe pritet një numër i madh i vizitorëve nga kompanitë vendore.  Janë paraparë edhe takime dypalëshe midis bizneseve nga Maqedonia dhe Turqia.

  Në këtë panair do të prezantohen prodhime nga fusha të ndryshme: kozmetikë, ushqime, bujqësi, ambalazhim, plastikë, përgaditje hotelierike, qelqi, veshmbathjet, materiale mjekësore, lodra, prodhime tekstili, ndërtimtari, mobilje, mjete amvisërie dhe materiale ndërtimi, etj.