Takim me BFI-në dhe ministrin z. Valon Saraqini

  Takimi u mbajt në mes kryetarit të Odës ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore z. Menderes Kuçi, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reis Ul Ulema  z. Sulejman ef. Rexhepi dhe Ministri i Ekonomisë, z. Valon Saraqini.

  Temë diskutimi në këtë takim ishin standardet hallall, si domosdoshmëri për të përfituar tregjet e lindjes së mesme, standard i cili dita ditës kërkohet më shumë në tregun ndërkombëtar.

   Gjithashtu, duke e parë shumë të rëndësishme aplikimin e kompanive tona  për këtë standard, të cilat në këtë mënyrë do të fitonin  treg shumë të madh në lindjen e mesme, ku pasaportë për të kaluar një prodhim është të ketë çertifikatë Hallall, u bisedua rreth mundësisë së themelimit të një instituti nga ana e BFI-së, i cili do të jepte çertifikatat Hallall në fusha të ndryshme, si: ushqimore, medikamente, kozmetikë, veshmbathje e tjera, dhe do të lehtësonte procedurën për marrjen e kësaj çertifikate, që momentalisht mund të merret në Bosnjë dhe Hercegovinë. 

  Sistemi Hallall është sistem i cili pranohet jo vetëm nga muslimanët, por nga gjithë bota, tregu i sistemit hallall në vitin 2011 ka patur qarkullim prej 900 miliardë dollarë amerikan, dhe ky sistem promovon ushqime dhe produkte të shëndetshme dhe jo kancerogjene.

  Në këtë takim u përcaktuan edhe institucionet të cilat do të veprojnë në fushën e vet, dhe OEMVP do të mundësojë organizimin e seminareve në të cilat do të shpaloset rëndësia dhe rrjedha e procedurës për përfitim e sistemit Hallall, si mundësi për zgjërimin e  tregut të tyre eksportues, ku do të elaborojnë përfaqësues të BFI-së dhe përfaqësues nga minstrija e ekonomisë, të cilat do të prezantojnë subvencionimin e kompanive  që aplikojnë për çertifikim të sistemit Hallall.

Comments are closed.