Kjo marrëveshje bëhet mes Klubit të biznesit Izraelo-Maqedonas dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore duke konstatuar që ekziston një interes i përbashkët për tregti dhe zhvillim ekonomik të sektorëve publik dhe privat te palëve kontraktuese dhe kjo nxit përmbushjen e interest të përbashkët që është për të mirën e të dy palëve te përfëshira.
Palët do të inkurajojnë dhe lehtësojnë përfundimin e kontratave dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtarë në mes të kompanive nga të dy vendet, të autorizuara për nxitur tregtinë jashtë vendit dhe bashkëpunim internacional ekonomik.
Memorandumi është nënshkruar nga ana e kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore z. Menderes Kuçit dhe kryetarit të Biznes Klubit Maqedono-Izraelit, z. Dejan Dejanov.
“Memorandumi është vetëm një konfirmim i bashkëpunimit tonë që ka ekzistuar në të kaluarën. Oficializimi është me qëllim për të vepruar në tregjet ku ne mund të ndikojmë më lehtë për të pushtuar të gjitha sfidat e ofruara nga tregu global”, tha kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.



