OEMVP pjesëmarrëse në panairin “Medical and beauty fair – Tirana”

Nga data 11 deri më 13 Prill 2025, në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë po zhvillohet Medical & Beauty Fair, një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e bukurisë, estetikës dhe teknologjisë së kujdesit personal në rajon, e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Në ngjarje mori pjesë edhe kryetari i OEMVP, z. Mendi Qyra, i cili mbështet promovimin dhe përfaqësimin e kompanive anëtare në ngjarje ndërkombëtare, me fokus në forcimin e bashkëpunimeve rajonale dhe shkëmbimin e përvojave në industri me potencial të lartë rritjeje.

Ky panair mbledh në një vend markat më të njohura dermo-kozmetike, pajisje inovative, profesionistë të industrisë së bukurisë si dhe ofron workshop-e profesionale, oferta ekskluzive dhe mundësi rrjetëzimi.

Në këtë edicion është e pranishme edhe kompania anëtare e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Enisa Kadrii Brand, e cila prezantohet si një nga ekspozuesit që ofron produkte dhe cilësore në fushën e estetikës dhe bukurisë.

Panairi vijon deri më 13 Prill 2025 dhe përfshin një sërë aktivitetesh të fokusuara në risitë më të fundit të sektorit të estetikës dhe teknologjisë mjekësore të aplikuar në bukuri.