Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Sipërmarrësi i vitit 2014

Sipërmarrësi i vitit 2014

Sipërmarrësi i vitit 2014

front_sipermarresi_264450172 (1)

Manifestimi Sipërmarësi i vitit organizohet tashmë tradicionalisht tetë vite me rradhë në organizim të Lidhjes të Odave Ekonomike, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore dhe Fondacionit maqedonas për zhvillim të ndërmarrjeve. Këtë vit mbështetje të plotë ofroi Ministria e Ekonomisë, Qendra nacionale për zhvillim të inovacioneve dhe njohje të sipërmarësisë, ndërsa  sponzor gjeneral ishte Kursimorja Mozhnosti.  Kompanitë të cilat garuan mes veti për t’u përzgjedhur si më të suksesshme ishin ndarë në dy kategori,gjegjësisht klasifikimi i përfshinte ndërmarrjet mikro dhe të vogla. Për herë të katërt në Maqedoni u zbatua hulumtim për sipërmarrësinë sipas metodologjisë të GEM – Global Entrepreneurship Monitor. Kriteret për përzgjedhje të sipërmarrësve më të mirë ishin fitimi i arritur, qarkullimi vjetor, inovacionet e bëra nga kompanitë në aspektin teknologjik dhe kompanitë të cilat kanë shënuar rritje më të lartë në tre vitet e fundit.  Manifestimin e hapi Ministri i Ekonomisë z.Bekim Neziri, më tej fjalim të rastit pati drejtori ekzekutiv i LOEM, z-nja. Danela Arsovska , Drejtori ekzekutiv i Fondacionit maqedonas për zhvillim të ndërmarrjeve, z-nja.Tatjana Lazarevska dhe drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, z.Arben Halili.

Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, z.Arben Halili në fjalën e rastit theksoi rolin e rëndësishëm të sipërmarrësisë, punën e vështirë që kanë sipërmarrësit për të mbajtur në këmbë bizneset që ata zhvillojnë në kushtet e ekonomisë së tregut dhe se si ata ja dalin për të qenë sot këtu dhe për t’u shpërblyer. Ai poashtu ceku se ka ardhur koha të flasim për patriotizëm ekonomik, ngase sfida më e madhe në ditë të sodit është të jesh patriot në mesin e kësaj konkurence të egër, të arrish të krijosh një biznes, të punësosh së paku një individ e kështu me rradhë.

Në kategorinë të ndërmarrjeve të vogla çmimi i parë ju nda kompanisë Ksenos me pronar Vasko Damevski, ndërsa çmimi i dytë shkoi për Urbanplan Construction me pronar Sejdi Shasivari. Në kategorinë të ndërmarrjeve mikro çmimi i parë shkoi për kompaninë Gjoro Komerc me pronar Andrej Petkovski, ndërsa çmimi i dytë ju dha kompanisë Atlantis me pronar Zvonko Trpkovski. Këtë vit risi ishte ndarja e çmimit për kompaninë më inovative në aspektin teknologjik  dhe atë e rrëmbeu kompania ACDC-DCAC Shkup, të cilës ju nda dhe një shumë prej 120.000 denarë.