Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Konferencë “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, arritjet dhe sfidat”

Konferencë “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, arritjet dhe sfidat”

oemvp_logo_669006715

Sot   me datë 5 dhjetor 2014, kryetari i OEMVP-së  Menderes Kuçi me ftesë të dekanit të Fakultetit Ekonomik pranë USHT-së  morri pjesë  në konferencën e dytë shkencore  ndërkombëtare me temë   “ Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, arritjet dhe sfidat”  organizuar  nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Konferenca  u organizua  në Amfiteatrin e rektoratit të USHT-së, ku morrën pjesë profesor  të  kësaj  lëmie vendas dhe ndërkombëtar.

Në këtë konferencë kryetari  Menderes  Kuçi pati  nderin  të ju  drejtohet profesorëve, studentëve dhe gjithë të pranishmive  ku ndër të tjerat   theksoi.

Ne si Odë Ekonomike gjithmonë kemi bërë përpjekje që të japim sugjerime dhe kritika ekzekutivit që të punohet drejt hartimit të strategjive së paku afatmesem, të cilat fillimisht do të na tregonin kahjen se ku duam të mbrijm dhe se sa angazhim duhet të investojmë që ti arrijmë qëllimet tona.

Njëashtu komunitetit të biznesit i duhet ta dijë se ku synon ekonomia e shtetit të mbrijë, që sipas sajë ajo edhe ti përgadit planet e saja, e jo si është gjendja jonë faktike, duam të shkojmë dikund por ama as mjetet e as rrugët nuk janë në atë drejtim.

Prandaj ne si shumë herë që e kemi cekur përsëri do ta theksojmë që vendi ynë të ketë zhvillim ekonomik e cila shprehet përmes rritjes ekonomike por jo vetëm kaq por i ngërthen në vete të gjitha nocionet të cilat emrojnë zhvillimin. Fillimisht duhet të krijojm kushte të barabarta për të gjithë komunitetin e biznesit dhe jo privilegjet ti ngelen të hujave e konsekuencat dhe  gjobat ti paguajm vetëm ne vendasit.

Shpërnguljet e mëdha të rinisë – forcës shtytëse të çdo vendi janë pasojë e mospasjes së një planifikim strategjik se ku do ti vendosim ata pas mabrimit të studimeve, këtë e them me shumë dhimbje por po të kishim ne një plan afatmesem strategjik një pjesë e madhe nga ta do të angazhoheshin ma shumë për të mbetur në vend, sepse do të shihnin dritën në fundë të tunelit. Në këtë aspek ne si Odë Ekonomike kemi venë theks të veçantë se duhen subvencionuar drejtimet deficitare qoftë edhe me rikualifikime dhe të kuotizohen ata suficitare.

Investime për Hulumtim dhe Zhvillim janë në nivelin e hiçit 0,001 % nga Bruto Prodhimi Vendorë- e si të kemi ne strategji, zhvillim , planifikim etj.

Nuk dua të zgjasë më tepër veç desha ta cekë një shembull – Malejzia shtet aziatik i cili arriti që planifkimin 30 vjeçarë ekonomik ta përbushte 100% por edhe ti tjekalonte planifikimet. Forcë shtytëse e ekonomisë është biznesi privat kurse sektori publik i siguron qëllimet socio ekonomike.

Ne duhet të krijojm institucione të fuqishme të pavaruar dhe profesionale që do të hartojnë plane strategjike për zhvillim ekonomik të cilat janë kryekëput në të mirën e shoqëris që Maqedonia të jetë vendë ashtu si dikur, epiqender e Ballakanit në aspekt socio-ekonomik kulturorë dhe politik.

 Qeveria duke mbështetur biznesin lokal, dhe specializimin për disa fusha të caktuara  zhvillimore, mund të jenë një alternative domethnënëse nëse do shfrytëzojmë kapacitetet  e disponueshme respektivisht avantazhet krahasuese që i kemi si vend.

Përfundoi kështu fjalimin e tijë kryetari i OEMVP-së Menderes Kuçi.

 

2