Qëllimi i këtij takimi është të prezantohen mundësitë për bashkëpunim mes hungarezëve dhe afaristëve tanë nga kjo zonë. Në takim merën pjesë ministri i Ekonomisë z.Bekim Neziri, Ambasadori i Hungarisë në vend, z.Jozef Bence, kryetari i SHNTH për Ballkanin perëndimor me seli në Budapest, kryetari i OEMVP-së, z.Menderes Kuçi, si dhe afaristë të cilët veprojnë në rajonin e Pollogut.
Ministri i ekonomisë z. Bekim Neziri, pasi përshëndeti të pranishmit theksoi që bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë është në rrugë të mbarë. Deri më tani janë nënshkruar disa marëveshje bashkëpunimi ku do veçoja atë të eksportit të leshit të dhenve nga Mqedonia në Hungari. Poashtu ekziston potencial i jashtëzakonshëm edhe në fusha të tjera, si në atë të ndërtimtarisë, bujqësisë e tj, të cilave duhet t’i kushtojmër kujdes më të madh në të ardhmen.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ambasadori i Hungarisë në Shkup, ekselenca e Tij z.Jozef Bence i cili ndër të tjera shtoi: “ Tetova paraqet një nga qytetet më dinamike dhe ne jemi thellësisht të përkushtuar që të shtrijmë bashkëpunimin tonë edhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Zyra jonë në Shkup për realizimin e bashkëpunimit ekonomik në Shkup u hap para dy muajsh, por unë jam i bindur që shumë shpejt do kemi rezultate edhe më të mira në aspekt të këmbimit tregtar mes dy vendeve. Poashtu dora e shtrirë e bashkëpunimit edhe nga ana e OEMVP-së paraqet një faktor mjaft të rëndësishtëm që objektivat tona t’i realizojmë më lehtë”.
Nga ana tjetër kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore z. Menderes Kuçi, pasi që përshëndeti të pranishmit potencoi : “Ndjej kënaqësi që kjo çështje është ndritur nga nivelet më të larta duke përfshirë edhe vet prezencën e Ambasadorit të Hungarisë në Shkup si edhe të ministrit të ekonomisë. Si OEMVP kemi një koncept konkret bashkëpunimi, pra që këto iniciativa tashmë të lëvizin nga niveli qendror, në nivel të bashkëpunimit ndërmjet Odave ekonomike. Ne si Odë ekonomike jemi jashtë ndikimit nga shteti, dhe poashtu jemi ata që kontribuojmë mbarëvajtjen e proçeseve sepse është pikërisht biznesi ai i cili e di se çfarë i duhet, kurse shteti duhet që iniciativat e biznesit t’i shëndrojë në ligje efikase dhe të zbatueshme për ekonominë .” Poashtu kryetari Kuçi në pika të shkurta prezantoi edhe strukturën e anëtarësisë së OEMVP-së si edhe objektivat e saj.
Pas takimit formal u shtrua edhe drekë pune ku afaristët hungarez dhe ata nga Pollogu patën mundësinë që më për së afërmi të njihen me mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Përndryshe ky ishte aktiviteti i pari i këtij lloji i organizuar nga ana e Ambasadës Hungareze në rajonin e Pollogut në bashkëpunim me OEMVP-në.



