OEMVP zhvilloi takim sot me ESNAF-in e Shkupit dhe ESNAF-in e Prizrenit

esnaf_prizren_527002369

Ky delegacion ishte i udhëhequr nga ESNAFI i Prizrenit dhe kryetari i saj z.Edis Kaprafi. Njëkohësisht këtij takimi ju bashkangjit dhe ESNAFI i Shkupit me kryesuesin e saj, z.Muedin Brava.

Qëllimi i vizitës së tyre dhe takimi me ESNAF-in e vendit tonë është njohja e mundësive që ofron venid ynë, hapësirat të mundshme për të lidhur bashkëpunim në të ardhmen si dhe sfidat e përbashkëta që kanë të dy vendet.

Kryetari i OEMVP-së, z.Menderes Kuçi në fjalimin e rastit, theks të veçantë i vuri hapjes të rrugës Prizren-Tetovë dhe theksoi se pala kosovare ka shfaqur pozitivitet më të madh në këtë drejtim, ndërsa nga ana tjetër ne çalojmë dhe se ne jemi ata që duhet t’i përkushtohemi më shumë kësaj çështje.

OEMVP-ja si gjithmonë shfaq gatishmëri për të krijuar mundësi bashkëpunimi mes afaristëve kosovarë dhe anëtarësisë të OEMVP-së, andaj dhe takimi i sotëm është takim kthesë për të ardhmen – theksoi kryetari Menderes Kuçi.

Me këtë rast për të pranishmit u shtrua një drekë e rastit , ndërsa më pas vijuan dhe vizitat nëpër disa nga monumentet më historike të vendit tonë, gjegjësisht u vizitua Xhamia e Larme në Tetovë dhe Teqja Arabati Baba. Pas kësaj afaristët shfaqën dëshirë të vizitojnë dhe një nga kompanitë anëtare të OEMVP-së, përkatësisht kompaninë për prodhimin e lëngjve, Ponika Plus.

Na mbetet të shpresojmë se në të ardhmen do zhvillohen takime dhe më të shpeshta të këtij lloji dhe rritje të nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve.  

Comments are closed.