Home / Lajmet / Njoftime / SHPALLJE për vend të lirë pune me afat të caktuar

SHPALLJE për vend të lirë pune me afat të caktuar

VENDIM për vend të lirë pune për një afat të caktuar:

 

Pozita: Bashkëpunëtor në Info Point – 1 (një)

Vende të lira pune -1 (një)

 

Përgjegjësitë e punës

Bashkëpunëtori i angazhuar në Info Point do ta udhëheq zyrën, do t’u ofrojë këshilla kompanive dhe gjithë të interesuarve në lidhje me mbrojtjen e markave dhe patentave

 

Njohuritë dhe përvojat e mëparshme të punës:

– Njohuri themelore të funksionimit të OEMVP-së,
– Të ketë kryer ciklin e parë të studimeve universitare
– Të ketë së paku pesë vjet përvojë pune
– Të njohë gjuhën shqipe, maqedonase, angleze dhe turke
– Të ketë njohuri pune me kompjuter, kryesisht programet e paketës Office Microsoft
– Të posedojë patentën e shoferit: Kategoria B.

 

Shkathtësitë dhe aftësitë e kërkuara:
– Komunikim, prezantim dhe shpërndarje të informacionit
– Punë në grup në një mjedis multikulturor
– Kryerje të disa punëve në të njëjtën kohë dhe dorëzime brenda afateve të shkurtëra
– Gatishmëria për të punuar jashtë zyrës dhe për udhëtime jashtë vendit.

 

Metoda dhe koha e zgjedhjes: Kandidatët do të përzgjedhen nga vlerësimi paraprak i njohurive. Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Kandidatët e përzgjedhur do të marrin informacion me shkrim.

 

Si të aplikoni: Kandidatët duhet të dërgojnë doumentacionin e duhur në adresën në vijim:

Stopanska komora na Severozapadna Makedonija – OEMVP

Rr. Dimitrije Cupovski 13, 1000 Shkup

 

Dokumentet e duhura:

  1. Fletëparaqitje
  2. Biografi të shkurtër (CV – në formatin e BE-së)
  3. Letër Motivimi
  4. Vërtetimi për përfundimin e studimeve

 

Afati i dorëzimit: Tetë ditë nga dita e shpalljes, 29.07.2014

2