Home / Lajmet / Lajmet e fundit / SAHAF 2014 – Panair dhe Forum në Sarajevë i produkteve Hallall

SAHAF 2014 – Panair dhe Forum në Sarajevë i produkteve Hallall

SAHAF 2014 – Panairi dhe Forumi i produkteve hallall Sarajevë për here të pare u promovua në vitin 2013, me qëllim kryesor – sjellja në një vend të të gjithë përfaqësuesve të industrive hallall nga vendet e Evropës Juglindore. Megjithatë, u shfaq interes për pjesëmarrje dhe nga industritë hallall nga pjesë tjera të botës.

Organizatorë të SAHAF 2014 janë: GHB Invest d.o.o. Company, Qendra “Skenderija” dhe Agjencia për Certifikim të Cilësisë Hallall e Bosnjes e Hercegovinës, në bashkëpunim me Asociacionin e Konsumatorëve Muslimanë të Ballkanit.

Ekspozues potencial të SAHAF 2014 janë prodhues të produkteve ushqimore hallall, aditiveve dhe produkteve të drejtpërdrejta hallall; të produkteve farmaceutike dhe kozmetike; dhënës të shërbimeve në lëmin e financave, bankierisë dhe sigurimeve, si dhe prodhues të shërbimeve hallall në fushën e turizmit, hotelierisë dhe në fusha tjera.

SAHAF i parë i cili u mbajt në Sarajevë në vitin 2013 tërhoqi më se 30 ekspozues të produkteve dhe shërbimeve hallall nga Evropa dhe Azia, si dhe më se 5.000 vizitorë gjatë ekspozitës treditore.

Vizitoni linkun vijues për më tepër informacione mbi SAHAF: www.sahaf.ba