Fillimisht, Rektori i UEJL-së, Prof. d-r Zamir Dika përshëndeti pjesëmarrësit, duke theksuar se e fillojmë këtë muaj me një ngjarje të bukur, siç është vazhdimi i Marrëveshjes për bashkëpunim me kompanitë anëtare të OEMVP-së, në kuadër të programit studimor të integruar, me titull: “Menaxhmenti Bashkëkohor i Ndërmarrjeve”. Ai shprehi bindjen e tij për efektshmërinë e zbatimit të saj.
”Me këtë Program hapet një perspektivë për studentët që përfundojnë studimet në Universitetin tonë, sepse do të kenë vendin e siguruar të punës nga njëra anë, dhe për vetë kompanitë sepse ato në të ardhmen do të ftiojnë punonjës adekuat për biznesin të cilin po e zhvillojnë”, tha rektori Dika.
“Deri më tani mekanizmat shtetërorë kanë qenë të politizuara dhe ne nuk kemi patur mundësin e të vepruarit. Kurse tani, nëpërmjet të këtij Programi do të ndihmojmë kompanitë, por dhe studentët që në të ardhmen të kenë punonjës cilësorë për zhvillim më të mirë ekonomik. Universiteti i Evropës Juglindore dhe kompanitë, së bashku me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore e kanë kuptuar idenë dhe rëndësinë e krijimit të kuadrove të përgatitura në lëmet për të cilat ka nevojë tregu, deklaroi Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Menderes Kuçi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, z. Menderes Kuçi, tha se kjo Marrëveshje zyrtarizon bashkëpunimin që ka filluar që më pare midis OEMVP-së dhe UEJL-it.
Fjalim përshëndetës kishte dhe përfaqësuesja nga Ambasada e Gjermanisë, e cila ishte ftuar si eksperte për programin studimor të integruar.
Gjatë Ceremonisë, prezantim mbajti dhe Fatih Mici, student ky i cili ndau me të pranishmit përfitimet dhe përshtypjet e veta nga ky program për eksperiencën e tij si student i gjeneratës së parë që tashmë kanë përfunduar vitin e pare akademik në kuadër të këtij program.
Sot u nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi dhe me kompanitë: Dauti Komerc, ND Ballkan, Alma-M dhe Vezë Sharri, si kompani të cilat drejtpërsëdrejti janë të inkuadruara në mbështetjen e programit permes bursave studentoret.
UEJL tanimë disa vite po zhvillon dhe ushqen bashkëpunim të frutshëm me OEMVP-në, sidomos me kompanitë që janë dhe anëtare të OEMVP-së.




