REAGIM NGA OEMVP: TË HAPEN KUFIJTË PËR DIASPORËN

Vendim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që ngel në fuqi dhe në bazë të së cilit: ‘’Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është e lejuar hyrja e shtetasve të RMV-së dhe të huajve me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në RMV me kusht që të njëjtit të kenë test të vlefshëm negativ PCR (i kryer përmes hundës dhe fytit), jo më i vjetër se 72 orë nga dita e dhënies së testit me çka të njëjtët marrin Urdhër dhe plotësojnë deklaratë për vetëizolim shtëpiak në kohëzgjatje prej 14 ditëve’’ është ngarkesë e panevojshme dhe pengesë shtesë për lëvizje të lirë, prandaj apelojmë që i njëjti të hiqet dhe të ngelë vetëm obligimi i posedimit të Testit të vlefshëm PCR negativ.

Duke e pasur parasysh që diaspora është mjaft e rëndësishme për ekonominë e shtetit, veçanërisht në këtë periudhë të rëndë ekonomike, kushti për vetëizolim paraqet pengesë kryesore që diaspora të vendos a ta vizitojë vendin këtë vit dhe prandaj ne si OEMVP kërkojmë ky kusht të ndryshohet më së voni deri më 01.07.2020. Njëkohësisht kërkojmë vendim të shpejtë nga Qeveria me të cilin do të hiqet ky obligim si dhe për të njëjtën URGJENTISHT  të informohet diaspora përmes Përfaqësive të Konsullatave Diplomatike.

 

Shërbimi për informim,

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore