Partitë me premtime të mëdha për realizmin e investimeve kapitale

“Është e vërtetë se partitë politike shpeshherë në programet e tyre parazgjedhore premtojnë shumë, pa pasur analiza të thella se sa realisht ato projekte ka mundësi të realizohen, qofshin ato projekte kapitale apo bëhet fjalë për forma të ndryshme tatimore.

Definitivisht, qeveria e re që do të dalë nga këto zgjedhje duhet të planifikojë gjithçka për një periudhë afatgjate dhe të premtojë më pak, sepse pasojat përkatësisht vështirësitë nga koronavirusi do të paraqiten gjatë periudhës që do të vijë dhe do të nevojitet menaxhimi i pasojave që ka shkaktuar kriza e pandemisë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Drilon Iseni, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Për më tepër klikoni  në linkun e mëposhtëm:

https://www.evropaelire.org/a/30684681.html