Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin e biznesit

Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin e biznesit

SPOZORI GJENERAL

Oda  Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore në partneritet me Fondacionin Dauti janë përgjegjëse për implementimin e projektitQëndrueshmëria financiare e OJQ-ve nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin e biznesit”.

Projekti do të implementohet në qytetin e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Strugës dhe Kumanovës.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në qëndrueshmërinë e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë përmes ngritjes së pavarësisë financiare të OJQ-ve.

Qëllimi specifik: Përmirësim i qëndrueshmërisë financiare të OJQ-ve nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin e biznesit.

Qëllimi i projektit do të realizohet përmes:

Themelimit të platformës joformale të OJQ -ve vendore, në bashkëpunim me sektorin e biznesit, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të tyre, për të mobilizuar fonde shtesë për përkrahjen e nevojave të grupeve qëllimore (me fokus të OJQ – ve që punojnë me grupe të margjinalizuara).

Rritja e bashkëpunimit të OJQ-ve me sektorin e biznesit, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve të OJQ – ve për mbledhjen e  fondeve dhe përmirësimin e avokimit dhe lobimit për të mundësuar mjedis për sektorin publik dhe privat.

Krijimin e mundësive për mbledhjen e fondeve nga biznesi dhe sektorë të tjerë duke ofruar zgjidhje praktike për OJQ-të vendore në përvetësimin e fondeve duke miratuar parimet e sektorit të biznesit dhe bashkëpunimit aktiv me subjekte tjera.

Rezultatet e pritura nga implementimi i këtij projekti janë:

  1. Identifikim dhe përforcimi I kapaciteteve të OJQ-ve për bashkëpunim me sektorin e biznesit
  2. Rritja e të ardhurave të OJQ-ve nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin e biznesit
  3. Bashkëpunim i promovuar ndërmjet OJQ-ve dhe  sektorin e biznesit në Republikën e Maqedonisë

Grupet qëllimore të projektit janë:

  • 100 OJQ nga Republika e Maqedonisë veriperëndimore të cilat do të informohen për përfitimet nga bashkëpunimi i sektorit publik dhe privat;
  • 40 OJQ në Maqedoni të cilat  bashkëpunojnë me sektorin e biznesit, ose janë të interesuara për ta çuar përpara gjenerimin e të ardhurave nga sektori privat. Prioritet do t’u jepet OJQ-ve të vendosura në zonat rurale të cilat punojnë me grupe të margjinalizuara: të rinjtë, gratë dhe grupe shoqërisht dhe ekonomikisht të rrezikuara;
  • 50 kompani të vogla dhe të mesme do të përfshihen në grupet qëllimore si homolog të OJQ –ve të përzgjedhura.

 Aktivitet që janë të planifikuara të ndërmirren në kuadër të këtij projekti janë:

  1. Identifikimi i OJQ-ve aktive në aktivitete që gjenerojnë të ardhura;
  2. Krijimi i një bazë të dhënash e OJQ-ve aktive në aktivitete që gjenerojnë të ardhura;
  3. Promovim i një platforme joformale të OJQ-ve aktive në aktivitete që gjenerojnë të ardhura;
  4. Zbatimi i 4 trajnimeve për gjenerimin e të ardhurave nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin e biznesit;
  5. Hulumtimi i sfidave të OJQ-ve  në bashkëpunim me sektorin e biznesit;
  6. Organizimi i 7 takimeve me sektorin e biznesit për të diskutuar mbi qëndrueshmërinë financiare të OJQ-ve;
  7. Përgatitja e një doracaku për rritjen e bashkëpunimit të OJQ-ve me sektorin e biznesit;
  8. Përpilimi i 2 dokumenteve mbi politikat për gjenerimin e të ardhurave të OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit;
  9. Miratimi i një strategjie të OJQ – ve për bashkëpunim me sektorin e biznesit;
  10. Dizajni dhe hapja e Ueb faqes për gjenerimin e të ardhurave të OJQ-ve;
  11. Përpilimi i një broshure për mbledhjen e fondeve për OJQ – të nëpërmjet bashkëpunimit me sektorin e biznesit;
  12. Organizimi i një konference të OJQ- ve mbi bashkëpunimin me sektorin e  biznesit

 Kohëzgjajtja e proektit është 18 muaj.

Personi për kontakt: Edita Mersimi

OEMVP

Dimitrie Çupovski 13, Shkup

Tel: 02/3239-252; Mob: 076/212-427  E-mail: edita.mersimi@oemvp.org

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA