Grupacioni i Grave Afariste në takim informativ

Grupacioni i Grave Sipërmarrëse në kuadër të Odës Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në hapësirat e Ministrisë së Ekonomisë, sot realizoi takim me z. Blerim Zllatku, Këshilltar shtetëror.

Kryetarja  dhe nënkryetarja  e “Grupacionit të grave sipërmarrëse” , znj. Gëzime Fejzi dhe znj.Merita Halimi Ramadani  shprehën nevojat e tyre për informata më të detajuara rreth fondeve të ndryshme të financimit dhe mënyrat e aplikimit në programet e Ministrisë së Ekonomisë me projektet për zhvillim të mëtejmë dhe  për ngritjen e sipërmarrësisë së gruas.

Blerim Zllatku prezantoi Programin vjetor të Ministrisë së Ekonomisë rreth zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duke e vënë në theks Programin për konkurrencë, inovacion dhe sipërmarrësi i cili si një vegël shtesë ofron mundësi për mbështetje dhe zhvillim të NVM të udhëhequra nga gratë, mbështetje për zbatim të politikës industriale, mbështetje dhe zhvillim të klasterëve si masa bazë, përbërëse të Programit.

Grupacioni i Grave Afariste vazhdon të punon në kauzën e tij, për t’i bashkuar së pari gjithë gratë me një vend, për të krijuar një rrjetëzim ku do të shkëmbeheshin përvoja dhe projekte të përbashkëta dhe ngritjen e sipërmarrësisë së gruas në nivelin e duhur. Përveç aktiviteteve që do të realizojë deri në fund të vitit, nga viti i ardhshëm, GGA do të dalë me një platformë për sipërmarrësinë e gruas.

image-93b6a741dc0345fc637fa911e26e44a9eb48812239ee0ffb183571b6cb1bfc4d-V

Comments are closed.