Qendra për kontakt rreth COVID19

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së  Veriut sot e lëshoi në përdorim qendrën e pare për kontakt të paraparë për përkrahjen e biznesit dhe qytetarëve në lidhje me pyetjet ekonomike në kushte të përballjes së sfidave nga COVID19.  Kompanitë dhe personat fizik duke telefonuar në numrin e telefonit 02 / 324-8040 do të marrin të gjitha informacionet dhe sqarimet e nevojshme në lidhje me mënyrën dhe mundësinë e përdorimit të masave ekonomike dhe shtetërore të tjera në lidhje me trajtimin e situatës me COVID19.

Në Call Center LIVE – linja e kontaktit, e cila është një donacion nga kompania Asceko SEE Maqedoni, do merrni përgjigje  nga një ekip ekspertësh në gjuhën maqedonase dhe shqipe.