REAGIM NDAJ VENDIMIT QEVERITAR MBI KUFIZIMIN E LËVIZJES SË LIRË NË KUMANOVË

04.04.2020, Shkup – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjithmonë tenton të mbajë në nivel sa më të lartë bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe vlerëson lartë partneritetin e krijuar me ato. OEMVP-ja gjithmonë do të kontribuojë në krijimin e mjedisit sa më të volitshëm për bizneset në vend, andaj edhe në veprimet e shpejtuara dhe të gabuara të Qeverisë do të reagojë, siç ishte vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes në Qytetin e Kumanovës edhe ate për të ndaluar qarkullimin e qytetarëve duke filluar nga dita e premte (03.04.2020) nga ora 21:00 deri ditën e hënë (06.04.2020) në orën 05:00.

Ky vendim është i papranueshëm pasi që është sjellur vetëm disa orë para se të fillojë kufizimi i lëvizjes së lirë nga ora 21:00 dhe ditën para se të fillojë uikendi dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftohen vetëm disa ore më herët. Kjo situatë shkakton huti dhe panikë tek qytetarët e asaj zone, të cilët në mungesë të furnizimit me ushqim bazë mblidhen në turma njerëzish për të kryer furnizime të nevojshme. Kjo situatë rrit nivelin e rrezikut që të shpërndahet koronavirusi edhe më shumë, fakt që nuk është interes i askujt në këtë periudhë të pandemisë COVID19.
OEMVP-ja apelon tek institucionet përkatëse që çdo lloj vendimi i ngjashëm që do të merret, të njoftohen qytetarët së paku 48 orë para hyrjes në fuqi.

Shërbimi për informim,
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore