Platforma për Dialogun Publiko-Privat si përgjigje e kërkesave të biznesit
Sot në hapësirat e OEMVP-së drejtori ekzekutiv z.Drilon Iseni dorëzon Platformën për Dialogun Publiko-Privat te Oda Ekonomike e Teknologjisë Informatike dhe Komunikimit-MASITI. Pjesë e kësaj platforme janë katër Odat Ekonomike më të mëdha në vend: Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Teknologjisë Informatike dhe të Komunikimit – MASIT; dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, ku punojnë për nevojat e biznesit.
Platforma për Dialogun Publiko-Privat u krijua si përgjigje e nevojave dhe kërkesave për përfaqësimin e kompanive në bisedimet me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përmirësimin e klimës së biznesit dhe pjesëmarrjen në procesin e miratimit të zgjidhjeve të reja ligjore si dhe aplikimin e zgjidhjeve më të mira për ligjet aktuale që shqetësojnë kompanitë, e sidomos në periudhën e pandemisë, kur vështirësitë dhe problemet që has sektori i biznesit janë të mëdha.
Me udhëheqjen e kësaj Platforme, OEMVP së bashku me partnerët tjerë e bën të mundur që zëri i biznesit të dëgjohet dhe të krijohet klimë e përshtatshme për ushtrim të veprimtarive.
OEMVP synon që të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim.
Të gjitha problemet e Juaja mund t’i shkruani në adresën tonë elektronike: info@oemvp.org.
Ju faleminderit për bashkëpunimin!
Me respekt,
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore