Dogan Air-Anëtarët e OEMVP-së realizojnë investime në çdo kohë

Në kohë të vështira të pandemisë COVID19 dhe parametrave negativ në ekonomi, njerëzit sipërmarrës bëjnë investime për të krijua vlerë të shtuar.

Drejtoresha e  Dogan Air, njëherit edhe themeluese e Grupacionit të Grave Afariste në kuadër të Odës znj.Merita Alimi, hap pikën e re të shitjes, duke u zgjeruar jo vetëm me një asortiment të gjerë të klimave, si: LG, Vivaks, Venting, Fujitsu, Hitachi por edhe me shërbimet e mirëmbajtjes dhe montimit. Pika e re gjendet në rrugën Xhon Kenedi në Çair duke qenë sa më afër klientëve të kësaj zone.

Anëtarët e OEMVP-së edhe njëherë dëshmojnë që janë të gatshëm për investime në vend, me të cilat do të përmirësojnë kushtet e të bërit biznes si dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.