Pesëmbëdhjetë vite OEMVP

Këtë vit institucioni ynë shënon 15 vjetorin e ekzistimit të tij, e që vitin 2020 e bën vit jubilar për anëtarësinë, partnerët dhe dashamirët e OEMVP-së. Për institucione të përmasave të mëdha operuese siç është OEMVP, 15 vite nuk paraqesin një periudhë shumë të gjatë, mirëpo nëse shihet nga këndvështrimi i të arriturave, zhvillimit dhe rritjes skajshmërisht të shpejtë, si dhe rritjen e ndikimit si institucion në vend, atëherë bëhet e lehtë të kuptohen që këto 15 vite janë shumë të ngarkuara me sukses dhe se për Odën tonë, ishin të mjaftueshme për të bërë ndryshime pozitive mbi shoqërinë dhe bizneset.

Duke qenë se natyra e gjenetikës së OEMVP-së është përmirësimi dhe avancimi konstant, OEMVP synon që e ardhmja e saj të jetë edhe më e mirë, kështu duke zgjeruar rrafshin e veprimtarisë së saj, rritjen e anëtarësisë, rritjen e shërbimeve të cilat ajo i ofron, si dhe duke vazhduar me besnikërinë e njëjtë që Oda ka ndaj kompanive anëtare të saj.

Andaj, OEMVP gjatë këtij viti do të realizon aktivitete të ndryshme me të cilat do të shënohet viti jubilar, 15 vjetori i OEMVP-së.

Duam t’u falënderohemi të gjithë anëtarëve të OEMVP-së, partnerëve institucional, gjithë anëtarëve të stafit ekzekutiv të mëparshëm dhe atij prezent, për kontributin e dhënë që ky institucion të ngritet dhe të etablohet si institucion serioz dhe relevant.

Njëashtu falënderimet e veçanta i drejtohen edhe themeluesve të Odës, të cilët nuk kursyen nga vetja asgjë për krijimin dhe avancimin e institucionit.

Ju faleminderit !