Kryetari i OEMVP-së pjesë e panel diskutimit: Tregtia Rajonale

Kryetari i OEMVP-së z.Nebi Hoxha sot në Kosovë është panelist në Edicionin e dytë të Konventës së Prodhuesve të Kosovës.

Z.Nebi Hoxha është pjesë e panel diskutimit: Tregtia Rajonale. Edicioni i dytë i Konventës është i fokusuar në digjitalizimin e sektorit të prodhimit dhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si shtytës të zhvillimit ekonomik.

Tregtia rajonale më e liberalizuar dhe e zhvilluar, ndihmon në luftën kundër varfërisë dhe papunësisë, nëpërmjet qarkullimit të lirë dhe zgjerimit të tregut të fuqisë punëtore.-potencon ai.

OEMVP gjithmonë përkrah iniciativat e zgjerimit të bizneseve dhe shtritjen e tyre në tregjet rajonale duke u paraqitur si përkrahësi kryesor i tyre.