Brukseli i dha dritë të gjelbër Maqedonisë së Veriut të fillojë negociata për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian

Më në fund erdhi një lajm i mirë gjatë kësaj periudhe të vështirë – Brukseli i dha dritë të gjelbër Maqedonisë së Veriut të fillojë negociata për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Kjo paraqet një hap shumë të rëndësishëm për të ardhmen e shtetit tonë, që nënkupton zhvillim të mirëqenies shoqërore në çdo fushë. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria paraqiten si nxitës kryesor të zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Që të mund të integrojmë vendin tonë në familjen e BE-së në afat sa më të shpejtë kohor, apelojmë që gjatë procesit të negociimit të kyçen edhe Odat ekonomike. Urime!