Në bazë të nenit 33 të Statuti të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, shpallet:
Thirrje Publike
Për plotësimin e vendit të punës për kohë të pacaktuar, në pozitën:
- Drejtor ekzekutiv…………………………………………… 1 (një) realizues
Kandidati krahas kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, duhet të plotësojë edhe kushtet e posaçme të parapara me Statutin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore edhe atë:
- Shkollim sipëror;
- Minimum 2 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse;
- Njohje e shkëlqyer e gjuhës shqipe, maqedonase dhe angleze;
- Aftësi udhëheqëse dhe menaxheriale;
- Aftësi për punë ekipore;
- Aftësi të të folurit në publik;
- Aftësi për të punuar nën presion dhe me orar fleksibil.
Shpallja zgjat 5 ditë pune, duke llogaritur edhe ditën e publikimit të shpalljes në faqen zyrtare të OEMVP – www.oemvp.org
Dokumentacionin e kompletuar me dëshmitë për plotësimin e kushteve të posaçme si dhe biografinë e shkurtër (CV), si dhe Letrën e Motivimit kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë në adresën në vijim:
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore rr.Dimitrie Çupovski nr. 13, Shkup ose në e-mail adresën info@oemvp.org me shënimin për shpallje publike për plotësim të vendit të punës.





