OEMVP – Infosesion me BZHMV mbi Skemën e Garancisë

30.11.2021, Shkup – Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Bankën për zhvillim të Maqedonisë së Veriut, organizuan infosesion për anëtarët e Odës në të cilën u prezantua mbi skemën e Garancisë përmes BZHMV (Garanci individuale dhe garanci portfolio).
Përfaqësuesit nga BZHMV sqaruan që me plotësimin e Ligjit për Bankën për zhvillim të Maqedonisë së Veriut, u krijua Fondi i Garancisë si njësi e veçantë organizative, përmes së cilës ofrohen dy produkte: Garanci portofoli për bankat dhe kursimoret, për të mbështetur kreditimin për tregtarët mikro, të vogël dhe të mesëm dhe Garanci individuale për tregtarët e mëdhenj që eksportojnë.
OEMVP është gjithmonë në funksion të mbrojtjes së interesave të anëtarëve të saja dhe në kuadër të përcaktimeve strategjike dhe planit të punës, organizoi infosesion për të njoftuar anëtarët me aktivitetet nga Banka për zhvillim e RMV.