OEMVP takoi sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Tetova

OEMVP takoi sektorin e biznesit dhe OJQ-të lokale nga Tetova

SPOZORI GJENERAL

15 Korrik 2016 – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Fondacioni ALBIZ,  sot realizuan  takim me sektorin e biznesit dhe OJQ lokale nga Tetova,

Qëllimi kryesor i takimit ishte që të ndërmjetësojë partneritete efektive afatgjate në mes të OJQ-ve lokale dhe sektorit të biznesit, të cilat në fund do të rezultojnë me aftësi më të madhe të OJQ-ve për të gjeneruar të ardhura nga sektori i biznesit, por edhe nga fonde tjera të ndryshme.

Gjatë takimit u bisedua edhe rreth mënyrave të financimit të organizatave joqeveritare dhe mundësitë e reja për mbështetje të aktiviteteve të tyre, duke prezantuar mënyren se si fondacioni gjeneron mjete financiare nga sektori i biznesit për  realizimin e aktiviteteve programore.

OJQ nga Tetova deri më tani nuk kanë patur bashkëpunimin me sektorin privat në nivel të dëshiruar, sepse nuk ju është qasur atyre sa duhet. Ketu duhet përmendur bashkëpunimin dhe gatishmërinë që ofroi gjatë takimit sektori privat nga ky rajon për mbështetjen e aktiviteteve të OJQ-ve.

Takimi u realizua  në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria financiare e OJQ-ve në bashkëpunim me sektorin e biznesit”, i cili implementohet në partneritet me Fondacionin Albiz. Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në qëndrueshmërinë e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë përmes ngritjes së pavarësisë financiare të OJQ-ve.

Takime me bizneset dhe OJQ-të lokale brenda muajit Korrik do të zhvillohen edhe në qytetet tjera të Maqedonisë.

image-0-02-01-40bf97d855553714985c971408ee2deb32c6315fc60055a0a72b1ecc076a4c89-V image-0-02-01-9236692b6a010479cc599981960afd163b9495d26f778f386a417dd04c3e4b2e-V image-0-02-01-a4fcdb4e552711a09bbb94965c8650aa2c1ad9619c78bbbfeacd2dafc50a6d01-V image-0-02-01-f656a3478c37091ef19de7aca2f416a3cf656bce2f8fe3ee35192e04358203e1-V image-0-02-01-f4493662f8cef22575d0abdc2257ae036da2699fef92244b97ef223b91ca0118-V

SPONZORI BRONZ PROKREDIT

Related posts

SPONZORI BRONZ MAYA