OEMVP shtroi sofrën e Iftarit
Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi sofrën e Iftarit, të begatuar me prodhime vendore nga kompanitë anëtare të Odës tonë.
Sofra e iftarit u shtrua më datë 20 Korrik 2013 në restoran New Star në Shkup, dhe mysafir ishin të gjithë bashkëpunëtorët e OEMVP-së dhe kompanitë anëtare të Odës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, komunave, ambasadave, organizata ndërkombëtare, bankave dhe kryeredaktorë.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Z. Menderes Kuçi, dhe më pas kryetari i Bashkësisë Islame, Reis Ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi bëri lutje për begatimin e sofrës së shtruar.
Iftari këtë vit u organizua për herë të dytë nga ana e OEMVP-së, dhe shpresojmë se vitin e ardhshëm do të mblidhemi të gjithë sërish në sofrën e njëjtë.
Comments are closed.