Home / Lajmet / Lajmet e fundit / Konferenca ndërkombëtare “Engjët e biznesit dhe ekosistemi sipërmarrës në Maqedoninë e Veriut: Mundësitë dhe sifdat”

Konferenca ndërkombëtare “Engjët e biznesit dhe ekosistemi sipërmarrës në Maqedoninë e Veriut: Mundësitë dhe sifdat”

Konferenca ndërkombëtare “Engjët e biznesit dhe ekosistemi sipërmarrës në Maqedoninë e Veriut: Mundësitë dhe sifdat”

18.09.2024, Shkup – Kryetari Qyra ishte i ftuar si panelist në konferencën ndërkombëtare të organizuar dhe financuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Ekonomisë dhe Punës “Engjëjt e biznesit dhe ekosistemi sipërmarrës në Maqedoninë e Veriut: Mundësitë dhe sfidat”.

Në kuadër të Projektit “Përgjegjësia shoqërore e korporatave dhe engjëjt e biznesit – forca shtytëse për zhvillimin e sektorit privat”, Kryetari Qyra ishte folës në panelin e parë të diskutimit me temë “Identifikimi i nevojave të politikave për rritjen e investimeve të engjëjve në Maqedoninë e Veriut”, së bashku me panelistët e tjerë, z. Taki Fiti, z. Branko Azeski dhe z. Igor Madzov.

Kryetari Qyra potencoi se pushteti lokal duhet të jetë më i pavarur në fushën e sistemit fiskal, duhet të lejohet të grumbullohen më shumë taksa, dhe nga taksat që i merr pushteti qendror të shfrytëzohen për infrastrukturë. Ndërkaq, duhet mundësuar edhe qasje më efikase në financa, gjegjësisht grante për kompani, të cilat vlerësojmë se janë të domosdoshme për stimulimin e praktikave afariste të cilat do kontribuojnë në shoqëri.

Gjithashtu u shpreh se Odat Ekonomike luajnë një rol kyç në tejkalimin e hendekut mes bizneseve tradicionale dhe start-up kompanive inovative, duke krijuar urë lidhëse mes tyre me çka ndihmon në zhvillimin ekonomik të vendit. Përmes mbështetjes dhe ndërlidhjes, ato përshpejtojnë transformimin e bizneseve tradicionale dhe zhvillimin e start-upkompanive inovative. Një nga mënyrat kryesore është ofrimi i trajnimeve të fokusuara në teknologji dhe inovacion, të cilat ndihmojnë bizneset tradicionale të jenë bashkëkohore.

Kryetari Qyra, më tej shtoi se  në këtë periudhë vijuese, start-up kompanitë duhet të kontribuojnë në diversifikim ekonomik, duke sjellur atë që kompanitë ekzistuese nuk kanë arrit ta bëjnë, kështu duke sjell avancimin teknologjik në treg, dhe digjitalizimin,me çka edhe do e përshpejtojnë aktivitetin ekonomik në tërësi.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore luan një rol të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerën që startupet inovative sjellin në treg, duke ofruar platforma për mbështetje dhe zhvillim të bizneseve të reja.

2