Drejtori ekzekutiv Drilon Iseni prezanton qasjen e OEMVP-së mbi temën: “Inkurajimi i konkurrueshmërisë ekonomike të Maqedonisë së Veriut duke rritur kapacitetin sipërmarrës dhe inovativ të NVM”, në biznes forumin me temë: “Përmirësimi i bashkëpunimit dhe komunikimit mes aktorëve relevant në procesin e zhvillimit të konkurrueshmërisë ekonomike në Maqedoninë e Veriut”.
Ky biznes forum ka për qëllim të lehtësojë më tej bashkëpunimin ndërmjet aktorëve relevant (ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, odave ekonomike, institucioneve publike dhe arsimore, OJQ-ve) për ngjarje të përbashkëta dhe pjesëmarrje në aktivitete për të rritur konkurrueshmërinë në plan afatgjatë.
Ky biznes forum do të japë theks të veçantë në aspektet hulumtuese dhe zhvillimin e konkurrueshmërisë dhe gjithashtu në zhvillimin e ekonomisë nacionale duke rritur kapacitetin sipërmarrës dhe inovativ të NVM.
Temat e këtij forumi të biznesit janë: “Krijimi i kushteve për inkurajimin e investimeve dhe investimin në ndërmarrjet ekzistuese të vogla dhe të mesme”; “Mundësitë për rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”; “Inkurajimi i konkurrueshmërisë ekonomike të Maqedonisë së Veriut duke rritur kapacitetin sipërmarrës dhe inovativ të NVM”.

[cms_custom_heading heading_style=”style3″ media_type=”icon” icon_type=”flaticon” ttext-align=”text-center” title1=”SPONZORËT” fsize=”30px” lheight=”44px” css=”.vc_custom_1549903024410″][cms_client_carousel xsmall_items=”2″ small_items=”3″ medium_items=”4″ large_items=”6″ loop=”” mousedrag=”” autoplayhoverpause=”” nav=”” dots=”” values=”%5B%7B%22client_image%22%3A%229734%22%7D%2C%7B%22client_image%22%3A%229736%22%7D%2C%7B%22client_image%22%3A%229753%22%7D%2C%7B%22client_image%22%3A%229750%22%7D%2C%7B%22client_image%22%3A%229739%22%7D%2C%7B%22client_image%22%3A%229733%22%7D%5D”]






