Sofra Tradicionale e Iftarit

OEMVP organizoi sofrën tradicionale të Iftarit, ku bën bashkimin e komunitetit të biznesit me përfaqësues të institucioneve shtetërore, partnerët e ndryshëm dhe figurat e tjera publike të rëndësishme në vend.

“OEMVP kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit, që të arrijë rritje të lartë, të qëndrueshme dhe inkluzive përmes kontributit për përmirësimin dhe arritjes së një ambienti ekonomik konkurrues. OEMVP vazhdon edhe më tej të paraqesë një institucion i cili do të jetë në shërbim të ekonomisë, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore, si dhe partner në dialogun social, duke mbajtur nivel të lartë bashkëpunimi me të gjitha institucionet shtetërore, të cilat gjithmonë shprehin gadishmëri për të përmirësuar mirëqenien në shtet” – u shpreh kryetari i OEMVP Nebi Hoxha. Fjalë rasti kishin edhe kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski dhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev.

LEAVE A COMMENT