OEMVP nënshkruan memorandum bashkëpunimi

  Qëllimi i këtij memorandumi ishte thellimi i marrëdhënieve ekonomike në mes kompanive të të dy Odave, bashkëpunimi dhe përfitimi i tregjeve, shkëmbimi i informatave, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, janë vetëm një pjesë e aktiviteteve që do ndërmarrin të dy Odat me nënshkrimin e këtij memorandumi.

  Pas nënshkrimit të memorandumit, vijuan deklarata nga kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore z. Menderes Kuçi dhe kryetari i Odës Maqedono – Bullgare z. Zore Temelkovski.

  Sipas tyre, regjioni ka potencial për ide, dije të mjaftueshme, kapital dhe burime për kyçje me sukses në tregun global. 

  Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore theksoi rëndësinë e bashkëpunimit regjional, dhe shtoi se OEMVP gjithashtu do të bashkëpunojë edhe në organizimin e dy biznes forumeve të paralajmëruara nga ana e kryetarit të Odës ekonomike Maqedono – Bullgare, z. Zoran Temelkovski, që do të realizohen në Shkup dhe në Sofia.


Comments are closed.