Takim per Diasporën
Më datë 31 Korrik 2013 (E Mërkurë) u mbajt takimi i rradhës për Diasporën. Në këtë takim prezent ishin përfaqësues nga ZHEL-at e komunave rajonale të Pollogut, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore,Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, GIZ SDC-RED dhe USAID – Projekti për zgjerim të bizneseve te vogla.
Pas përfundimit me sukses aktivitetit të parë nën iniciativën “Diaspora Investon”, i cili përfshinte organizimin e dy iftareve në rajonin e Pollogut, i pari iftar në Tetovë (duke përfshirë komunat e Tetovës, Tearcës, Zhelinës, Bogovinës, Brvenicës dhe Jegunovcës) dhe iftari tjetër në Gostivar (duke përfshirë komunat e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushes), në takimin e radhës të mbajtur më 31 Korrik 2013 u diskutua për aktivitetet e ardhshme që planifikohen me qëllim të njohjes së faktorëve kyç që kanë ndikuar në suksesin e investimeve të deritanishme të Diasporës në Pollog.
Sot, gjithashtu u diskutua për hapjen edhe të zyrave rajonale për informim të diasporës, me qëllim që të realizohet një numër akoma më i madh i investimeve të suksesshme.
Comments are closed.