Përfaqësues të OEMVP-së në takim te Zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për Çështjet ekonomike

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore gjithmonë i përfaqëson bizneset dhe mundohet që kërkesat dhe problemet e biznesit përmes saj të shtrohen dhe të zgjidhen.
Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me institucionet, në këtë rast me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha dhe përfaqësues të tjerë nga Oda vizituan sot z.Fatmir Bytyqin – Zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për Çështjet ekonomike për t’i uruar postin e ri, duke i uruar sukses dhe me besim se komunikimi dhe bashkëpunimi i mirëfilltë mes institucioneve shtetërore dhe sektorit të biznesit do të vazhdohet tutje në këtë frymë bashkëpunimi.
OEMVP synon që të bëhet organizatë lider në përfaqësimin e interesave të bizneseve si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim dhe kjo mund të arrihet në bashkëpunim me institucionet shtetërore.